Video-  Shkrumbohet makina në Tiranë/ Nuk ka të lënduar, shkak dyshohet defekti në mjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-  Shkrumbohet makina në Tiranë/ Nuk ka të lënduar, shkak dyshohet defekti në mjet

Një mjet tip “Benz” ka marrë flakë dhe është djegur thuajse plotësisht mesditën e kësaj të marte, në qendër të Tiranës. Sipas policisë, shkak i zjarrit ka qenë një defekt.

 

Zjarri është përhapur me shpejtësi, por fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar.

 

Advertisement

Makina ishte në ecje në bulevardin kryesor të Tiranës, në afërsi të Kryeministrisë, në momentin kur ka marrë flakë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për shuarjen e zjarrit.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

Advertisement

 

Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Advertisement

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy