Video-Shpërthim në katin e katërt të pallatit në Fier/ Banorët e tmerruar braktisin banesën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-Shpërthim në katin e katërt të pallatit në Fier/  Banorët e tmerruar braktisin banesën

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” në Fier në katin e katërt të një hyrjes së një pallati.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar, veç dëmeve material që mund të jenë shkaktuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vendosur perimetër sigurie. Ndërkohë banorët kanë dalë jashtë banesës së tyre.

 

Njoftimi i policisë: 

Advertisement

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy