VIDEO/ Tensione te “Zgjedhorja”, opozita përplaset me Gardën: Nëse s’hyjmë ne, nuk hyn njeri! Harrojeni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Tensione te “Zgjedhorja”, opozita përplaset me Gardën: Nëse s’hyjmë ne, nuk hyn njeri! Harrojeni

Ditën  e sotme është parashikuar mbledhja e radhës e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ashtu si herën e kaluar, situate është e tensionuar pasi Garda E Republikës nuk ka lejuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha të hyjnë në sallën ku pritet të zhvillohet mbledhja.

Siç shihet në pamjet e siguruara ngaVizion Plus, deputetët kanë  tentuar të futen  me dhunë në sale.

Debatet:

Advertisement

Albana Vokshi: Më jep letrën ku e ke?

“Është i përjashtuar”, dëgjohet të thotë një nga punonjësit e Gardës.

Albana Vokshi: Nuk hyn njeri këtu po nuk hymë ne, harroje.

“Sikur po hyjmë në burgun e sigurisë së lartë”, thotë një nga deputetet demokrate.

Advertisement

Ndryshe nga herët e tjera, ku demokratët kanë mundur të futen në sallë dhe kanë zënë karriget e anëtarëve të “Zgjedhores” duke mos lejuar zhvillimin e kësaj mbledhje, ditën e sotme ata janë përballur me rezistencën e efektivëve të Gardës së Republikës. Gardistët nuk kanë lejuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha që të hyjnë në sallë, duke prishur kështu skenarin e demokratëve.

Seketaria nga Kuvendi lajmëroi ditën më parë se Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet ditën e martë, 6 shkurt 2024 ,   ora 12:30 pranë sallës “Pjetër Arbnori” në katin e katërt në ambientet e Kuvendit.

Kujtojmë se më datë 26 janar mbledhja për zgjedhoren u zhvillua online, për shkak të zaptimit të karrigeve nga deputetët e Rithemelimit. Kjo detyroi thirrjen online të komisionit, që në mbledhjen 20 minutëshe miratoi planin e punës dhe programin./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy