VIDEO/ Thikën në xhep, momenti kur arrestohet Ilir Koçilja, vrau 40-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Thikën në xhep, momenti kur arrestohet Ilir Koçilja, vrau 40-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Ky është momenti kur autori i dushuar i vrasjes së Halil Kokës është vënë në pranga.

Ilir Koçilja u arrestua pas disa orësh ndjekje.

Ngjarja e rëndë në Durrës u regjistua mesditën e sotme në lagjen nr.4 dhe dyshoht se shkak u bë një sherr i momentin për vendin e parkimit.

“Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore”, njofton policia.

Advertisement

Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjet edhe thika me të cilin dyshohet se kreu vrasjen.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy