
Një sasi tritoli i është vendosur banesës së kryetarit të seksioni te PD ne njesine Administrative te Ungrejt të bashkisë Lezhe.
Lënda plasëse e vendosur në veranden e shtëpisë së Preng Ojetrit shpërtheu rreth orës dy të mëngjesit, por fatmirësiht shkaktoi vetëm dëme materiale.
Advertisement
Ndërkohë që familja ka mbetur e terrorizuar nga ngjarja.
Pamjet e publikuara nga deputetja demokrate Lindita Metaliaj tregojne demtime serioze te baneses.
Advertisement
Deri tani nuk ka persona te ndaluar per kete ngjarje te rende.
Advertisement