VIDEO/ Tym i zi në kryeqytet, protestuesit hedhin molotov para bashkisë Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Tym i zi në kryeqytet, protestuesit hedhin molotov para bashkisë Tiranë

Protesta e opozitës para bashkisë Tiranë ka agravuar në akte të dhunshme.

Vizion Plus ka siguruar pamje nga protesta që tregojnë momentin kur protestuesit hedhin molotov para Bashkisë.

 

Advertisement

Protesta para bashkisë bëhet lidhur me dosjen “5D”, ku SPAK nisi hetimet për disa ish-zyrtarë dhe drejtorë të cilit kishin abuzuar me postin e tyre.

Kjo është protesta e katërt në radhë që zhvillohet para godinës së bashkisë në kryeqytet, ndërsa protestuesit kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Policia e shtetit ka bërë disa arrestime për shkak të episodeve të dhunshme në protestat e kaluara./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy