
Është zbardhur dinamika e aksidentit, ku u përfshinë një zinxhir mjetesh.
Nga video e siguruar nga Vizion Plus, shihet që urbanit të Unazës, i cili nuk ka qenë në korsinë e vet, i është prerë rruga nga një veturë tjetër. Kjo manovër e gabuar dhe shpejtësia kanë bërë që makinat të marrin njëra-tjetrën përpara.
Advertisement
Nga aksidenti u plagosën 9 persona, të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shoferëve iu bë testi i alkoolit dhe nuk rezultuan të ishin të dehur.
Advertisement
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Advertisement