VIDEO 3D: Ja si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO 3D: Ja si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari

Mediat bullgare kanë publikuar një video 3D ku tregohet në mënyrë të detajuar sesi mund të ketë ndodhur përplasja fatale në Bullgari, ku humbën jetën 46 personave, shumica fëmijë e të rinj.

Video tregon sesi autobusi është përplasur me një bordurë anësore, ka devijuar e pastaj ka goditur bordurën tjetër, ku pjesa e përparme e tij brenda pak sekondash kthehet në një lëmsh flakësh.

Dyshime të mëdha rrethojnë këtë moment. Si mundi autobusi të shpërthente aq shpejt?

Policia bullgare ka hedhur pretendimin se pranë gomave rezervë, ka pasur dhe fuçi nafte.

Advertisement

“Rruga ishte e gjitha me naftë. Autobusi ecte me 100 km në orë dhe nuk kishte shenja frenimi. Aksidenti me shumë mundësi, ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor”, tha Vasko Pirgov, sekretar për Sigurinë i Pernikut.

“Sipas informacioneve fillestare të mediave bullgare, në autobus ka pasur karburant i cili është blerë në Turqi për shkak se është më i lirë se në Maqedoni dhe Bullgari. Zjarri ka shpërthyer nga ky karburant dhe kjo është një nga arsyet e fatkeqësisë.

Qarkullojnë informacione se autobusi kur ka dalë nga rrethimi mbrojtës, ka ecur 50 metra pa ndalur. Nuk ka shenja frenimi, që do të thotë se ka humbur kontroll mbi automjetin. Kur ka goditur bankinën, ka rënë zjarr; njerëzit ishin grumbulluar në një nga dyert e autobusit”, tha për TV21 gazetarja, Patricija Kirova.

Sipas Kirovës, ka të dhëna se autobusi nuk ka pasur shofer të dytë, ndërkohë që për udhëtime të tilla të gjata duhet patjetër një zëvendësues.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy