Video-Zbulohet “shtëpi bari” në Kukës/ Shpallet në kërkim pronari dhe bashkëpunëtori i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-Zbulohet “shtëpi bari” në Kukës/ Shpallet në kërkim pronari dhe bashkëpunëtori i tij

Policia e Kukësit ka zbuluar në një banesë, një ambient të  përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

 

Gjatë kontrollit u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje.

 

Advertisement

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, e pronarit të banesës, shtetasit K. H., 51 vjeç, dhe e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit H. S., 28 vjeç, të dy banues në Kukës.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasve K. H. dhe H. S., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Advertisement

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy