Videoskandali në Bashkinë e Kukësit, dënohet me 3 vite burg Safet Gjici

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Videoskandali në Bashkinë e Kukësit, dënohet me 3 vite burg Safet Gjici

Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është dënuar me 3 vite burgim për shpërdorim detyre. Por me gjykim të shkurtuar, ai do të vuaj vetëm 2 vite heqje lirie.

GJKKO ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Gjicit sipas vendimit të GJKKO-së, i heiqet e drejta të ushtrojë funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

Gjici u përlot brenda kafazit e tha se videoja me përmbajtje seksuale kishte për qëllim goditjen e tij për shkak të detyrës së kryebashkiakut, teksa bën fajtor Abedin Oruçin, e Alma Kaçin, që sipas tij është paguar për ta regjistruar videon.

“Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019, kur unë në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekur te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumenteve në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Oruçit. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë. Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës, unë s’kam pasur asgjë personale”, tha Gjici.

Advertisement

Safet Gjici pretendon se e ka kryer aktin intim pasi ishte nën efektin e lëndëve narkotike./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy