Vidhte pasqyrat e makinave dhe më pas i shiste/ Arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vidhte pasqyrat e makinave dhe më pas i shiste/ Arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan ditën e sotme.

 

Ai ra në gjurmët e policisë pas një denoncim të bërë nga qytetarët se u ishin vjedhur pasqyrat e makinave.

 

Advertisement

Pas kësaj, policia u angazhua për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

 

Pas punës nga ana e uniformave blu, i riu me iniciale E.B u arrestua, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan disa pasqyra.

 

Advertisement

Elbasan

 

Vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra, dhe i shiste ato, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë po për vjedhje.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

 

29-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë , ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

 

Advertisement

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së kallëzimeve, për vjedhjen e pjesëve (pasqyrave) të disa automjeteve të parkuara, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të këtyre rasteve.

 

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasqyrat”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy