Vijnë në jetë dy fëmijët e parë për vitin 2022/ Urimi i Ramës: Paçin këmbën e mbarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijnë në jetë dy fëmijët e parë për vitin 2022/ Urimi i Ramës: Paçin këmbën e mbarë

Akid dhe Aiden janë dy fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë për vitin 2022.

 

Mjeku Artur Hatibi u shpreh se foshnjet janë në gjendje të mirë shëndetësore!

 

Advertisement

Akid lindi fiks në orën 00:00 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërsa foshnja e dytë, Aiden, lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”, vetëm 1 minutë pas ndërrimit të viteve.

 

Mes shumë urimeve ishte edhe ai i kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një mesazhi, iu uroi vogëlushëve jetë të gjatë. “Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden”, shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy