Vijojnë reshjet e shiut! Ja si parashikohet moti sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijojnë reshjet e shiut! Ja si parashikohet moti sot
Moti në fundjavën që presim do të jetë i ndryshueshëm. Ditën e shtunë do të karakterizohet nga vranësira e reshje shiu të pakëta deri në mesditë, të cilat në zonat jugore do të mbeten të izoluara deri në orët e pasdites. Më tej vranësirat do t’i lenë vendin kthjellimeve.
Prej së dielës paradite do të vijë dendësim i vranësirave dhe në orët e mesditës reshjet shiut do të përfshijnë pjesën veriore e qendrore dhe gradualisht do të fitojnë intensitet të lartë në të gjithë bregdetin, veriperëndimin e jugperëndimim. Reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të prekë alpet si dhe gradualisht me rënien e temperaturave edhe zonat e tjera malore.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi 5 deri 10m/sek. Gjatë mesditës së të dielës do të fitojë forcë 16 deri 20 m/sek përgjatë bregdetit e në momentet me shtrëngata duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy