minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Vijojnë zjarret në Dibër, dy vatra aktive, kërkohet ndërhyrja nga ajri - Struga.info


Vijojnë zjarret në Dibër, dy vatra aktive, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijojnë zjarret në Dibër, dy vatra aktive, kërkohet ndërhyrja nga ajri

DIBËR – Vijojnë zjarret në Parkun Kombëtar “Lurë Mali Dejës”, në fshatin Gurë-Lurë.

Aktualisht janë dy vatra zjarri aktive, njëra në kullotë, në vendin e quajtur “Perroi i Qeseve”.

Vatra tjetër e zjarrit është në pyll me drurë ahu, në vendin e quajtur “Plehenaj”.

Advertisement

Mësohet se zjarri po përparon shumë shpejt drejt objektit të pyllëzuar, ndihmuar nga temperaturat e larta, era e forte si dhe mbetjet e thata të grumbulluara ndër vite.

Vijojnë zjarret në Dibër, dy vatra aktive, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Është e pothuajse e pamundur fikja e këtij zjarri me forca nga toka prandaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Advertisement

Për fikjen e zjarrit po punojnë  8 efektivë zjarrfikës, 8 punonjës të A.D.Z.M, 6 punonjës të Njësisë Administrative Lurë, 7 vullnetarë si dhe 7 punonjës të Drejtorisë Bujqësisë, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Dibër./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy