Vijon fluksi në pikat kufitare/ Emigrantët rikthehen në Greqi pas festave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijon fluksi në pikat kufitare/ Emigrantët rikthehen në Greqi pas festave

Edhe ditën e sotme ka vijuar fluksi i emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës që kthehen pa festave në Greqi.

 

 

 

Advertisement

Raportohet se gjatë 24 orvë të fundit udhëtuan drejt vendit fqinj, 5 759 persona, ndërsa 2 832 qytetarë hynë në territorin shqiptar përmes kësaj pike doganore.

 

 

 

Advertisement

Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar për të gjithë shtetasit që kanë dokumente dhe targa greke.   Për të menaxhuar fluksin janë hapur 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 2 sportele ne hyrje.

 

 

 

Advertisement

Edhe ditët në vazhdim, autoritetet e kufirit presin fluks të lartë në dyja anët e kufirit me Greqinë.

 

 

 

Advertisement

Ndërkohë në pikën kufitare në Qafë Thanë kanë hyrë 2 832 emigrantë dhe kanë dalë 3 152 të tjerë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy