Vijon rritja e temperaturave, sa do të shënojë termometri të enjten

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijon rritja e temperaturave, sa do të shënojë termometri të enjten

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve mne diell gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin, ndërsa nuk do të mungjojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të larta transparente të cilat do të jenë kalimtare.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës era fiton shpejtësi deri 8m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy