minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Virusi nuk zgjedh, do të vijë dhe këtu”, vaksinohet serbi që jeton i vetëm në shpellë - Struga.info


“Virusi nuk zgjedh, do të vijë dhe këtu”, vaksinohet serbi që jeton i vetëm në shpellë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Virusi nuk zgjedh, do të vijë dhe këtu”, vaksinohet serbi që jeton i vetëm në shpellë

Panta Petroviç, serbi që jeton në një shpellë i distancuar nga jeta moderne, është vaksinuar kundër koronavirusit.

Pothuajse 20 vjet më parë ai u distancua nga të gjithë dhe vendosi të jetojë në një shpellë të vogël në malet serbe për t’i shmangur njerëzit.

Vitin e kaluar, në njërën nga vizitat e tij në qytet, burri me mjekër të gjatë dëgjoi se është përhapur një pandemi.

Pasi vaksinat kundër Covid-19 u bënë të qasshme, ai u vaksinua dhe u bën thirrje të gjithëve që të ndjekin shembullin e tij.

Advertisement

“Ai (virusi) nuk zgjedh. Do të vijë edhe këtu, në shpellën time”, është shprehur 70-vjeçari për agjencinë AFP në shpellën që ndodhet në malin Stara Planina, në jug të Serbisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy