Vizita e Blinken në Tiranë, Basha: Marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës së Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vizita e Blinken në Tiranë, Basha: Marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës së Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në hyrje të Kuvendit ka komentuar vizitën e Antony Blinken në Tiranë, duke u ndaluar në marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Para gazetarëve, Basha tha se te PD, SHBA kanë dhe do kenë një faktor politik krenar për aleancën mes dy shteteve.

Ai tha se këtë vizitë “nuk ka ndërmend ta fusë në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”.

Pa mbështetjen e SHBA Kosova zor se bëhej e pavarur, ose i rezultonte fushatës genocidale. Marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës të përditshme të Tiranës. Janë të tilla se kalojnë përtej personave. Se kush është në qeveri e opozitë. Sot dua ti uroj mirëseardhjen Blinken. Te PD, SHBA kanë dhe do kenë një faktor politik krenar për aleancën me SHAB, siç e ka provuar shpesh herë me një çmim të lartë për të mbrojtur parimet. Sot është koha që shqiptarët të mos përtypin cic micet e ditës që do u ushqejë me lopatë kryeministri, por të shohin përtej, vizitë që sinjalizon fuqinë e kombit shqiptar me SHBA. Vjen në një moment të veçantë dhe për Kosovën, s’kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”, tha Basha./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy