Vizitë në SHBA, Gledis Nano takime me zyrtarë të agjencive ligjzbatuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vizitë në SHBA, Gledis Nano takime me zyrtarë të agjencive ligjzbatuese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

Takimet që Drejtor Nano zhvilloi me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese amerikane kishin si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunuese midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Advertisement

Drejtori i Përgjithshëm Nano u takua me Zëvendësndihmës prokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Sëartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

 

Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano tregoi rëndësinë në rritje të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda Shqipërisë, nëpërmjet transparencës, besimit, operacioneve të përbashkëta dhe trajnimeve.

 

Advertisement

Homologët amerikanë vlerësuan vendosmërinë e Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe ofruan mbështetjen e tyre për Policinë shqiptare, në të ardhmen.

 

Gjithashtu, Policia e Shtetit shqiptar u vlerësua për rolin e saj në ndihmën e afganëve të zhvendosur në Shqipëri, vitin e kaluar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy