Vjedhja e 462 mijë eurove në banesën e Alda Klosit, nënë e bir dalin para gjykatës, çfarë ka vërtetuar prokuroria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjedhja e 462 mijë eurove në banesën e Alda Klosit, nënë e bir dalin para gjykatës, çfarë ka vërtetuar prokuroria

Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir që akuzohen për vjedhjen e 462 mijë eurove kanë dalë sot sallën e gjyqit, pasi prokuroria do të lexojë konkluzionet përfundimtare.

Në seancën e kësaj të marte, nuk është e pranishme ish zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi.

Rozeta Dobi dyshohet për vjedhe me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa djali i saj Havier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda. Mbi ish zyrtaren Alda Klosi rëndon akuza e fshehjes së pasurisë.

Përsa i përket akuzës për pastrim të parave, gjykata e ka kthyer dosjen duke i lënë Prokurorisë së Tiranës 3 muaj afat që të provojë akuzën.

Advertisement

Prokurorja Mirela Zavalani ka paraqitur konkluzionet perfundimtare në 29 faqe, ku thekson se është e vërtetuar se në datën 15 tetor 2022 është vërtetuar vjedhja e 462 mijë euro. Me lekët e vjedhura, Havier Dobi ka blerë edhe dy makina me vlerë 300 mijë lekë të reja njërën dhe tjetrën për 15 mijë dollarë.

Prokuroria shprehet se kanë kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin ku rezulton se shuma e parave të vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme.

Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasuror i Alda Klosit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy