Vjedhje të shumta online/ Arrestohen 28 persona në Shqipëri dhe vende të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjedhje të shumta online/ Arrestohen 28 persona në Shqipëri dhe vende të tjera

Të pakten 28 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni ndërkombëtar pasi akuzohen për mashtrim përmes blerjeve online. Aksioni është shtrirë në disa shtete të Europës drejtuar nga Europol përfshirë edhe Shqipërinë.

 

Sipas policisë, disa kompani që operojnë me shitjet ne internet, marrin të dhënat bankare të klientëve dhe më pas kryenin vjedhje duke u marrë paratë.

Operacioni zgjati afro 1 muaj.

Advertisement

 

SUELA BONJAKU

POLICIA E SHTETIT

 

Advertisement

Si rezultat i operacionit u arrestuan 28 persona në vendet pjesëmarrëse, si të dyshuar për mashtrimin me transaksione. Përmes disa aplikacioneve në telefon celular ata lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme.

 

Sa i takon mashtrimit të qytetarëve të huaj përmes Call Center-ave në Shqipëri, policia u shpreh se po heton të gjitha rastet e denoncuara.

 

Advertisement

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe është duke hetuar, nga parandalimi dhe hetimi i çdo rasti konkret.

 

Dyshohet qw në Tiranë, të pakten 13 Call Center-a besohet se kanë mashtruar mijëra qytetarë të BE duke u marrë shuma të mëdha parash me premtimin se do të fitonin  në bursa.

 

Advertisement

 

Vetëm ne një nga dëshmite e dhena, një qytetar gjerman tregon se është mashtruar nga këto Call-Center-a, me nje shume prej 9 700 eurosh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy