Vjosa shpallet Park Kombëtar/ Nis procedura për caktimin e kufijve, mbrohet lumi i fundit i egër në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjosa shpallet Park Kombëtar/ Nis procedura për caktimin e kufijve, mbrohet lumi i fundit i egër në Europë

Pas shpalljes “park natyror” të mbi 7 mijë e 900 hektarëve, nis bashkëpunimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit me organizatën amerikane “Patagonia”, jo vetëm në funksion të mbrojtjes së gjithë luginës dhe degëzimeve të lumit Vjosa, por edhe përgatitjen e dosjes për shndërrimin e saj në park kombëtar.

 

Me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit, brenda 45 ditëve do të ngrihet një grup pune, i cili do të punojë për përcaktimin e kufijve të parkut kombëtar të lumit “Vjosa”.

 

Advertisement

Premtimi për lumin e fundit të egër në Evropë që përgjatë gjithë vijës së tij ujore është habitati i mbi 1 mijë specieve, disa prej të cilave rrezikojnë zhdukjen, është:

 

MIRELA KUMBARO
MINISTRE E MJEDISIT DHE TURIZMIT
Studim të të gjitha shtresave natyrore, sociale, ekonomike, bujqësore, ujore, arkeologjike pasi është një nga pellgjet më të rëndësishme për nga trashëgimia kulturore, gjeologjike. turistike të faunës dhe florës, por sidomos të perspektivës që sjellë statusi, park kombëtar.

 

Advertisement

Përgjatë viteve synohet që “Vjosa” të jetë burimi i të ardhurave për 60 mijë banorët që jetojnë afër saj dhe për dhjetëra aktivitete me vëmendjen te turizmi natyror.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Vjosa është egërsira e fundit lumore që nuk do të hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura të sistëmit elektrenergjitik të Evropës. Gjithë lumenjtë e tjerë janë bërë si ata qentë e macet e cirkut që prodhojnë energji ndërsa Vjosa do të prodhojë ardhmëri në një formë tjetër.

Vendimi i qeverisë për ta futur “Vjosën” në procesin e dhënies së statusit park kombëtar, erdhi edhe pas presionit të vazhdueshëm të organizatave vendase dhe ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Presidenti Ilir Meta dhe hollivudiani Leonardo Di Caproi iu bashkuan apeleve për të mbrojtur pasurinë e fundit të lumenjëve të egër në Evropë.

Advertisement

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Më kanë shënuar këtu diçka për Leonardo Di Caprion por nuk po e them sepse u bë i gjallë për ta goditur qeverinë por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. Tani që qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishte ndërmend ta bënte por që në fakt qeveria ishte duke e bërë. Ka të ngjarë që edhe Nardi të zgjohet.

Pas vendosjes së “Vjosës”, “Munellës” apo “Luginës së Shalës” në listën e zonave të mbrojtura, Edi Rama thotë se deri në 2030. 21 për qind e territorit të vendit do të gëzojë këtë status.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy