Vlora mirëpret pushuesit; bizneset vendosin çadrat, mungojnë rojet e plazhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vlora mirëpret pushuesit; bizneset vendosin çadrat, mungojnë rojet e plazhit

Moti i mirë me diell ka sjellë fluks peshuesish në Vlorë.

 

Përgjatë vijës bregdetare në Lungomare, por edhe në zona të tjera të qytetit, ka nisur tashmë vendosja e çadrave dhe shezlongëve, por vrojtuesit e plazhit ende nuk janë në terren.

 

Advertisement

Për trajneren e vrojtuesve, Leneda Halilaj, problematikë vijon të mbetet mungesa e të rinjve.

 

LENEDA HALILAJ

TRAJNERE

Advertisement

Kemi gjysëm për gjysëm edhe pronarë dhe vrojtues të punësuar sepse nuk ka persona të disponueshëm  për trajnim dhe ndaj trajnohen edhe vetë pronarët që të kenë dikë në plazhet e tyre.

 

Halilaj shton gjithashtu se kullat e vrojtimit mund të konsiderohen jo funksionale.

 

Advertisement

LENEDA HALILAJ
TRAJNERE

Kullat nuk janë të vaforshme sepse s’kane kushte. Ka disa gjera të nevojshme që mungojnë.

 

Për sa i përket pjesës tjetër të përgatitjeve, bizneset kanë filluar pastrimin e hapësirës që kanë në administrim dhe organizmin e saj për të patur një sezon veror brenda pritshmërive.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy