Vlora për skenar filmash, ekzekutime mafioze kohë pas kohe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vlora u trondit mbrëmjen e të premtes nga një vrasje e cila krijoi terror ne lagjen “Pavaresia”.

Delon Troqe, person me precedent penal u qellua me 15 plumba automatiku duke gjetur vdekjen.

Ai u ekzekutua para deres se biznesit te tij, nje servis automjetesh, aty ku ndodheshin edhe disa familjare.

Dy autoret me kallashnikov nuk kane pasur kurrfare meshire duke qelluar me shume plumba, njeri prej te cileve e kishte kapur edhe ne koke.

Advertisement

Autoret e dogjen makinen ne fshatin Sherishte, teksa brenda u gjeten edhe dy arme, ndersa vete vrasesit humben gjurmet.

Delon Troqe ishte viktima e radhes ne Vlore, qytet i konsideruar mine me sahat per vrasje mes anetareve te botes se krimit.

Pak dite me pare u ekzekutua ne mes te dites Bledar Bircaj, pronar i nje lokali ne Lungomare.

E perbashketa e dy vrasjeve ishte se dy viktimat sapo ishin kthyer nga Spanja.

Advertisement

Nje tjeter vecanti lidhet me faktin se ne te dyja rastet, vrasjet kane qene tipike mafioze, nga persona qe kane leshuar karikatoret e automatikeve kundrejt viktimave pa e llogaritur aspak se po qellonin ne zona te populluara.

Nje aspekt qe tregon qarte fatkeqesisht klimen e terrorit ne qytetin bregdetar, sidomos tani ne prag te sezonit turistik.

Nje klime e denje per skenare filmash hollivudian, ku protagonistet i gjen te lidhur kryesisht pas pasojave qe la 1997 dhe vitet 2000 kur ne kete qytet dhe jo vetem lulezou trafiku i droges dhe prostitucionit, fokusuar mbi te gjitha tek linja Vlore-Itali.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy