Vlora plot me turistë edhe në shtator; mijëra të huaj shijojnë ditët e ngrohta, interesim edhe për të blerë shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vlora plot me turistë edhe në shtator; mijëra të huaj shijojnë ditët e ngrohta, interesim edhe për të blerë shtëpi

Vlora vijon të presë pushues të shumtë edhe në këto ditë të fundit të shtatorit. Në qytet gjen shumë të huaj,të cilët kryesisht kanë ardhur me agjenci turistike.

 

Ndërkohë që hotelet konfirmojnë se ka prenotime edhe për muajin tetor

 

Advertisement

JONA ALIRAJ “ Shtatori ka pasur shumë turistë shqiptarë dhe të huaj, këta të fundit vijnë nga  Çekia, Italia, Aglia, Polonia. Deri në fund të ktij muaji kemi gati 80-90 të kapaciteteve të zëna, por edhe në tetor pothuajse gjysma është zënë.”

 

Turistët e huaj thonë se në Vlorë pëlqejnë shumë natyrën dhe atmosferën e qytetit, madje mes tyre ka dhe nga ata që po shohin mundësinë për të blerë një shtëpi.

 

Advertisement

1-Jam nga Milano. Kam ardhur me miket e mia. Erdha këtu për të parë situatën për të blerë apartament, por do të shohim.  Çmimet më duken mirë, edhe plazhet, vetëm  organizimi në përgjithësi nuk është mirë.

 

2-Jam nga Ukraina. Prej 3 ditësh jemi në Vlorë. Vijmë për herë të parë këtu dhe është shumë bukur. Atmosfera, natyra, njerëzit. Çdo gjë është e përsosur.

 

Advertisement

3-Unë jam Valentina dhe kemi 5 ditë që jemi këtu. Jemi disa shoqe .Deti,mali dhe njerëzit janë një mrekulli. U ngrita në mëngjes dhe u mbusha me ajër. Vitin tjetër do të vij prapë.

 

4-Jemi 2 shoqe nga Ukraina. Kemi disa ditë këtu në plazhe të Vlorës. Po kënaqemi shumë. Gjithçka është optimale. Deti,njerëzit,ndërsa natyra e mrekullueshme.

 

Advertisement

Vlora ishte një ndër destinacionet kryesore gjatë këtij sezoni, duke mbledhur qindra mijëra turistë nga e gjithë bota.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy