Vlorë/ Vodhën nën kërcënimin e kallashnikovit firmën private, arrestohet organizatori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vlorë/ Vodhën nën kërcënimin e kallashnikovit firmën private, arrestohet organizatori

Policia e Vlorës ka zbardhur dhe indentifikuar një nga autorët e një vjedhjeje me armë zjarri në fshatin Dukat i Ri. Policia ka vënë në pranga organizatorin e kësaj vjedhjeje dhe ka shpallur në kërkim bashlëpunëtorin e tij.

 

Autorët nën kërcënimin e kallashnikovit, raportohet se vodhën një shumë parash në zyrën e një firme ndërtimi.

 

Advertisement

“Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës informative, është zbardhur ky rast vjedhjeje, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes”, thuhet në njoftim. “Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet”, raporton policia.

 

 

Gjithashtu është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjes si dhe një celular. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy