Vodhi shuma parash në një banesë, arrestohet një tjetër pastruese në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhi shuma parash në një banesë, arrestohet një tjetër pastruese në Tiranë

Një tjetër punonjëse pastrimi është vënë në prangat e policisë në Tiranë pasi vodhi disa shuma parashë në një banesë.

 

 

Pas arrestimit policia ka sekuestruar 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Advertisement

 

 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gracka”.

 

Advertisement

Vodhi shuma parash në një banesë, vihet në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese.

 

Sekuestrohen 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

 

Advertisement

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë.

 

Advertisement

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.  

 

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy