Vokshi zbulon telefonatën me Bashën: Hodhi akuza të rënda për LDG, ja pse zgjodha Foltoren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vokshi zbulon telefonatën me Bashën: Hodhi akuza të rënda për LDG, ja pse zgjodha Foltoren

Drejtuesja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka qenë sot në “Foltoren” e thirrur sot nga ish kryeministri Sali Berisha, me gratë dhe vajzat demokrate.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi ka zbuluar telefonatën e Bashës teksa tha se ai ka hedhur akuza të forta për Lidhjen Demokratike të Gruas.

“Në telefonatën që më bëri Basha hodhi akuza të rënda për Lidhjen Demokratike të Gruas, për mosfunksionin e saj. Akuza tjetër e rëndë për gratë demokrate ishte që ishin përfshirë në veprimtari anti statuore. Por kush është kjo veprimtari? Që keni firmosur të thërrisni Kuvendin e datës 11? Nuk e çbën dot kontributin e këtyre grave që keni qennë ballë në çdo protest, në çdo fushatë, keni trokitur derë me derë për të mbledhur vota”, u shpreh Vokshi.

Advertisement

Më tej ajo shpjegoi arsyet pse ajo ka zgjedhurt të jetë pjesë e “Foltores” se Berishës.

Pse unë kam zgjedhur Foltoren? Sepse respektoj zërin dhe vullnetin tuaj, nuk mund të isha unë kryetare të rrija në seli, në një godinë bosh ndërkhë që ju jeni në Foltore. Si shumë prej jush unë jam rritur në PD, nuk kam mbajtur kurrë postin e ministres, madje nuk kam as post partik.

Advertisement

Kryetari nuk e di çfarë është sakrifica, nuk e di çfarë është për nenat që të lënë fëmijët e të shkojnë të rrijnë gjithë natën në çadër. Kam zgjedhur Foltoren sepse besoj në projektin e Berishës se ndryshe nga Basha, Berisha e ka një projekt për një Parti Demokratike të ndryshuar. I jam mirënjohëse Berishës sepse jam këtu ku jam për shkak të tij, kam ndjekur këshillat e tij më ka mbështetur e më ka respektuar”, u shpreh Vokshi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy