Volejbolli mer dritën jeshile/ Ja protokolli që do zbatohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Volejbolli mer dritën jeshile/ Ja protokolli që do zbatohet

Pas basketbollit, edhe volejbolli mori dritën jeshile për rifillimin e aktivitetit në parket.

Pas afro 11 muajsh pushim , Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pranoi kërkesën e federatës dhe me anë të një shkrese zyrtare shpalli vendimin. Tani e gjithë vëmendja është se si do të zhvillohet ky kampionat.

Sekretari i përgjithshëm i federatës, Albens Vokopola tregon për Vizion Plus situatën në të cilën gjendet ky sport.

 

Advertisement

ALBENS VOKOPOLA

 

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FSHV-së

 

Advertisement

 ” Jemi në presionin e kohës . Nga një anë kemi një fillim të vouar të kampionatit dhe nga ana tjetër na duhet të përfundojmë kampionatin nga mesi i prillit. Kështu na është thënë nga Federata botërore për shkak të angazhimeve dhe në aktiviteteve europiane. Kemi një riformulim të gjithë kampionatiti , Kampinati i djemve do të ndahen në dy grupe të cilat do të zgjidhen në bazë të klasifikimit të sezonit që lam pas. E njëjta gjë do të ndodhi dhe me Kupën por në ndryshim me vitin e kaluar që kupa luhej në fazën e dytë , këtë herë do e kemi pas fazës së parë.

 

Vokopola shton per Vizion Plus se edhe protokollet që do të zbatohen në çdo ndeshje për të ruajtur sigurinë e lojtarëve.

 

Advertisement

ALBENS VOKOPOLA

 

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FSHV-së

 

Advertisement

” Distancimi Social, dezifektimi, masat e rrepte të sigurisë. Pavaarësisht se ne komiteti nuk na ka dhënë një protokoll për të zbatuar , menduam që gjithcka ta realizojmë vetë duke u bazuar dhe në ato protokolle që federata italiane ka caktuar. Nëse një subjekt rezulton pozitiv me covid 19 ateherë do të izolohet deri në shërimin e plotë. Gjithashtu cdo zyrtar duhet të bëjë një deklarim nëse kë pasur apo jo simptoma të covid-19

 

Sekretari i Federatës bën një koment dhe për aktivitet ndërkombëtare ku theksoi eliminatorët e evropianit.

 

Advertisement

ALBENS VOKOPOLA

 

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I FSHV-së

 

Advertisement

” Menjëherë pas kampionatit, ne na fillojnë aktivitet ndërkombëtare. Ëshhtë kombëtarja e meshkujve që do të luaj për elemintoret e europianit prandaj duhet të kujdesemi shumë për këtë kohë kaq të limituar. ”

 

Aktiviteti i volejbollit u ndërpre më datën 9 mars kur u zbulua rasti i parë me Covid-19. Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon dhe Europë që nuk lejonte zhvillimin e lojërave me dorë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy