Vota e diasporës në ngërç; përplasje nëse reformën do ta bëjë KQZ apo “zgjedhorja”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vota e diasporës në ngërç; përplasje nëse reformën do ta bëjë KQZ apo “zgjedhorja”

Deklarojnë se e duan e votën e diasporës por deri më tani nuk është hedhur asnjë hap për bërjen e saj.

 

Mosdakordësia qeveri dhe opozitë është pasuruar me një tjetër, ajo se kujt i takon të përgatisë bazën ligjore që i jep mundësi shqiptarëve që jetojnë jashtë të votojnë nga aty ku jetojnë.

 

Advertisement

Socialistët dhe deputetët demokratë mbështetës të Sali Berishës kërkojnë që vota e diasporës të jetë ekskluzivitet i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa për demokratët e Lulzim Bashës duhet të jetë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, siç e kërkon edhe Gjykata Kushtetuese.

 

Në vendimin e saj ajo ia la detyrë “zgjedhores” që deri në janarin e 2024 të ndërmarrë të gjitha ndryshimet ligjore që në parlamentaret e ardhshme diaspora të votojë në distancë, pa qenë e nevojshme të kthehet në atdhe.

 

Advertisement

Diskutimet për votë e diasporës në tryezën e thirrur nga KQZ me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sherrosën demokratët mes njëri tjetrit. Nga opozita KQZ përcaktoi si folëse të parë Jorida Tabakun por u kundërshtua nga Enkelejd Alibeaj me argumentin se ai është bashkërkyetar i “zgjedhores” dhe i takon të flasë pas homologut të tij socialist Damian Gjiknuri.

 

Betejën mes bluve e fitoi Enkelejd Alibeaj me vendim të albitrit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Advertisement

Katër muaj nga skadimi i afatit të venë nga “kushtetuesja” mbetet për tu parë se kujt do t’i ngelet topi në derë KQZ-së apo “Zgjedhores”, e thënë ndryshe kush do të mbajë përgjegjësinë e suksesit apo dështimit të votës së diasporës, e sanksionuar prej 2020-ës në kodin zgjedhor dhe e premtuar prej 2013 me ardhjen e socialistëve në pushtet. Sinjalin e parë se kush do të lajë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy