Vota e emigrantëve, zbardhet propozimi i KQZ, Gjiknuri: Varianti më propocional është vota me postë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vota e emigrantëve, zbardhet propozimi i KQZ, Gjiknuri: Varianti më propocional është vota me postë

Grupi i punës së Reformës Zgjedhore është mbledhur këtë të mërkurë, për të diskutuar për votën e diasporës.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili në përfundim të kësaj mbledhje bëri të ditur dy komponentët që u diskutuan.

Kishte dy komponentë komponenti i parë lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit”, tha ai.

KQZ propozon që votimi të bëhet me elektronikë ose me postë. Periudha e votimet nga jashtë të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit. Votuesi nga jashtë do mund të votojnë në aplikacion disa herë, por numërohet vetëm vota e fundit, sqaroi më tej Celibashi.

Advertisement

Ndërsa bashkëkryetari i reformës zgjedhore të PS Damian Gjiknuri deklaroi:

KQZ bëri një propozim teknik ku ka futur shumë elemente të votimit elektronik. Votimi elektronik në distancë ka shumë pikëpyetja nga pikëpamja e integritetit. Nëse do shkohet në votimin elektronik në gjithë Shqipërinë, kjo është një çështje tjetër, siç dhe eksperienca ndërkombëtare sugjeron, votimi elektronik do bëhet pjesor. Varianti më i ndjeshëm dhe potencial mbetet variant i votimit me postë”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy