Votim e numërim elektronik në Vorë/ Aplikimi i teknologjisë nxjerr rezultatin në kohë të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Votim e numërim elektronik në Vorë/ Aplikimi i teknologjisë nxjerr rezultatin në kohë të shpejtë

Ndryshe nga pesë bashkitë e tjera, në atë të Vorës tanimë është vendosur që vota dhe numërimi i saj do të jetë elektronik. Arsyeja e përzgjedhjes së kësaj bashkie është numri i vogël i qendrave të votimit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mbulon me këto pajisje, në të cilat i gjithë procesi zgjedhor zhvillohet elektronikisht.

 

ILIRJANA NANO
KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR, KQZ

Janë konkretisht 44 qendra votimi. Aktualisht KQZ zotëron 68 pajisje të tilla dhe duke pasur parasysh faktin që në çdo rast mund të ketë ndonjë defekt teknik, kemi një diferencë prej 22 pajisjesh elektronike, të votimit dhe numërimit elektronik.

Advertisement

 

Për çdo problem që mund të shfaqet në funksionimin e pajisjeve, në vendimarrjen e Komisionit Rregullator është parashikuar se si do të procedohet me votimin dhe numërimin, për të mos e bllokuar procesin zgjedhor.

 

ILIRJANA NANO
KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR, KQZ

Advertisement

Në rastin e ndonjë defekti teknik të pariparueshëm në një kohë të shpejtë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve autorizon vijimin e numërimit manual.

 

Në vendoret e pjesshme të 6 marsit, për qytetarët e Vorës përdorimi i teknologjisë do të jetë më i thjeshtë, krahasuar me parlamentaret e Prillit dhe kjo për shkak se fleta e votimit përmban pak elementë, vetëm emrat e tre kandidatëve për kryebashkiakë.

 

Advertisement

ILIRJANA NANO
KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR, KQZ

Procesi i numërmit do të shkojë shpejt në përgjithësi në të gjitha bashkitë, jo vetëm në të Vorës ku ne do të aplikojmë votimin dhe numërimin elektronik.

 

Ajo çfarë pritet nga zbatimi i pjesshëm i votimit dhe numërimit elektronik të vullnetit politik të zgjedhësve të Vorës, është që të përmbushet edhe një prej qëllimeve për të cilin bëhet. Dalja e rezultatit pa kaluar mesnata e 6 marsit.

Advertisement

I

LIRJANA NANO
KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR, KQZ

Ne shpresojmë që në këto zgjedhje të kemi një rezultat më të shpejtë se ai i vitit të kaluar. Sapo të mbarojë procesi i votimit, operatorët teknik do të skanojnë në pajisje të dhënat dhe do t’i dërgojnë menjëherë në KQZ rezultatet për çdo qendër votimi. Kjo konsiderohet paraprake. Më tej të gjitha materialet zgjedhore dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik do të shkojnë në KZAZ dhe nxjerrja e rezultatit, pikërisht aty do të bëhet.

 

Advertisement

Premisat janë që edhe në këto zgjedhje vota dhe numërimi elektronik mos të regjistrojë asnjë problematikë. Kjo e dhënë do të shërbejë për mundësinë e zbatimit të këtij procesi në të gjithë vendin, gjithnjë nëse nga buxheti i shtetit do të përballohet kostoja miliona euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy