Votimi dhe numërimi elektronik, shpërndahet baza materiale në Bashkinë e Vorës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Votimi dhe numërimi elektronik, shpërndahet baza materiale në Bashkinë e Vorës

Është hera e dytë që në një proces zgjedhor, qytetarët do t’i nënshtrohen një procedure të re të votimit. Ata janë mbi 30 mijë zgjedhësit e Vorës që të dielën do të zgjedhin kryebashkiakun e ri, mes tre kandidatëve të propozuar nga socialistët, demokratët dhe “Shtëpia e Lirisë”.

 

Koha e votimit, e cila që nga identifikimi e deri të shprehja e vullnetit politik i është besuar teknologjisë zhvillohet në pak minuta. Nga administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në çdo qendër votimi është caktuar një person, i cili do të ndihmojë zgjedhësit mbi mënyrën e votimit para se ai të japë miratimin vetëm me një të prekur të ekranit. Lehtësia në këto zgjedhje është fleta e votimit, që përmban vetëm tre kandidatë dhe mundësia e ngatërrimit është thuajse e pamundur.

 

Advertisement

Për çdo rast është parashikuar që gjatë 12 orëve të procesit zgjedhor, në Vorë ekipet e KQZ-së do të jenë gjithë kohës në terren për të ndërhyrë nëse këto pajisjes shfaqin defekte. Mund të shkohet deri në zevendësimin e tyre për aq kohë sa 24 të tilla janë në dispozicion. Votimi elektronik do të bëjë që qytetarët të njihen me qytetarin e parë që do t’i qeveris për një vit, brenda së dielës së votimit.

 

Me mbylljen e 44 qendrave të votimit, me një të shtypur butoni rezultati për secilën prej tyre dërgohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për pak minuta sistemi mundëson rezultatin final, duke i kursyer kështu ankthin kandidatëve në garë, se kush është fituesi. Premtimi i Ilirjan Celibashit, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është që pa kaluar ora 10 e mbrëmjes, Vora të jetë bashkia e parë me kryetar të zgjedhur.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy