Vranë biznesmenin Rakip Roli/ Lihen në burg babë e bir

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranë biznesmenin Rakip Roli/ Lihen në burg babë e bir

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg babë e bir të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.

 

Gjyqtari Aurel Arapi pranoj kerkesen e prokurorit Bardhyl Shehu duke lënë në burg shtetasit Skender dhe Llej Lika si dhe Klajdi Gjegjaj (Beleshi).

Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim e kryer ne bashkepunim, si dhe armbajtje pa leje.

Advertisement

 

Skënder dhe Llej Likaj u arrestuan pasi akuzohen se janë autore të vrasjes së shtetasit Rakip Roli, në fshatin Sanxhak të Kurbinit mengjesin e dates 10 dhjetor.

 

Roli u qëllua në makinën e tij pak metra larg shtëpisë së vet.

Advertisement

 

Në “arrest në burg” u la edhe Klajdi Gjegjaj ( Belëshi), shoku i Llej Likaj.

 

Ky i fundit ka marre persiper krimin duke shfajesuar babain e tij.

Advertisement

 

Llej Likaj ka deklaruar se vrasjen e ka bere pasoi Rakip Roli dhe dy djemte e tij e kane rrahur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy