Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqendrueshme.

Gjatë ditës do të mbizotërojnë vranësirat dhe hera herës kthjellime. Vranësirat kryesisht do të përqendrohen në zonat jugore të vendit aty ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut të përkohshme. Mjegulla e dendur sërish do të përgfshijë luginat e vendit gjatë mëngjesit. Era do të fryjë nga juglindja 1 deri 8 m/sek. Deri në mesditë përgjatë brigjeve të Jonit era do të ketë shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë në brigjet e Jonit.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 4 deri 13°C në zona e ulëta 9 deri 20 °C në zona bregdetare 10 deri 20 °C
Përgjatë deteve Adriatik e Jon do të ketë zhvillime vranësirash si dhe reshje e shtrëngata shiu.Pjesa tjetër e rajonit do të ketë ndikim të anticiklonit e për pasoje do të mbizotërojnë vranësirat e dielli. Për stinën në të cilën ndodhemi është e zakonshme prania e mjegullës së dendur nëpër lugina si dhe temperatura në mëngjes e në mbrëmje shumë të ulëta.

Në Europën verilindore po ndikojnë rrymat e ftohta të cilat do të sjellin ngrica të forta në vendet Sknadinave e Rusi. Në pjesën tjetër përgjithësist do të ketë mot gri e të lagësht. Qendra ciklonare në Mesdhe do të vijojë të mbajë me reshje shiu e shtrëngata kryesisht Italinë dhe brigjet detare duke sjellë erë të vrullshme. Pjesa lindore më së shumti do të ketë mot të qendrueshëm.

moti

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy