“Vrasësi i tankeve”, mbërrin në Serbi sistemi rus, dy shtete e kanë në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vrasësi i tankeve”, mbërrin në Serbi sistemi rus, dy shtete e kanë në Europë

Lëvizjet e Serbisë për modernizimin e forcave të armatosura, e sidomos shtimi i arsenalit me armë të reja nga Rusia, kanë shqetësuar vendet fqinjë e jo vetëm.

Së fundi, në Beograd mbërriti një sistem i ri antitank i quajtur “Vrasësi i tankeve”, përmes një avioni ushtarak rus.

Dërgesat janë pjesë e një marrëveshjeje afatgjatë mes Rusisë dhe Serbisë për bashkëpunimin ushtarak, që ka parë Beogradin të furnizohet deri më tani me avionë luftarakë Mig-29, tanket T-72 dhe automjetet e blinduara BRMD-2, kujtojnë mediat në Kosovë.

Për këtë lëvizje reagoi dhe presidenca e Kosovës, e cila kërkoi sanksione ndaj Serbisë pasi po rrezikohet paqja në rajon.

Advertisement

“Ashtu si Bjellorusia, edhe Serbia është vegël e Moskës për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, Bashkimit Europian dhe NATO-së”, thuhet në deklaratën e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy