Vrasja e 18-vjeçares, Behgjet Pacolli reagon i revoltuar: Ofroj shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e vrasësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e 18-vjeçares, Behgjet Pacolli reagon i revoltuar: Ofroj shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e vrasësit

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani nga i dashuri i saj në Kosovë, ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar një valë reagimesh.

Dardan Krivaqa, i dashuri i vajzës, dyshohet se është personi që e ka vrarë dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Për arrestimin e tij ka ofruar shpërblim monetar edhe politikani dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli.

Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar i revoltuar për këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se kushdo që i jep informacione policisë për arrestimin e autorit të dyshuar, do t’i ofrojë shpërblim.

Advertisement

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë”, shkruan ai në Facebook.

Çfarë duhet të dimë për vrasjen e 18-vjeçares në Kosovë?

Marigona Osmani u la e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj të Kosovës nga dy djem të rinj. 18-vjeçarja kishte humbur jetën si pasojë e dhunës fizike ushtruar ndaj saj.

Nga kamerat e sigurisë policia identifikoi dy të rinjtë që e lanë 18-vjeçaren të pajetë përpara spitalit. Njëri prej tyre, Arbër Sejdiu, është tashmë i arrestuar ndërsa në kërkim është personi tjetër, Dardan Krivaqa, i cili ishte dhe i dashuri i vajzës.

Advertisement

18-vjeçarja kishte filluar bashkëjetesën 2 muajt e fundit me të dashurin e saj. Dardan Krivaqa është emër i njohur për policinë. Në rrjetet sociale ai publikonte armë duke promovuar dhunën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy