Vrasja e ambasadorit italian, reagon ministrja Xhaçka: Të shokuar nga lajmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e ambasadorit italian, reagon ministrja Xhaçka: Të shokuar nga lajmi

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me vrasjen e ambasadorit italian, Luca Attanasio gjatë një sulmi të kryer në Goma, në Republikën Demokratike të Kongos.

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka nënvizoi se është shokuar nga ngjarja, ndërsa shprehu keqardhjen e thellë dhe solidaritetin me kolegët e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Itali.

“Të shokuar nga lajmi i vrasjes së Ambasadorit Italian në Republikën Demokratike në Congo. Mendimet tona shkojnë drejt familjes së tij dhe familjeve të dy viktimave të tjerë të sulmit”, shkruan Xhaçka.

 

Advertisement

Diplomati italian po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kur është sulmuar nga disa persona. Ambasadori u qëllua dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Ndërkohë i vrarë mbeti edhe polici që e shoqëronte.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy