Vrasja e biznesmenit Behar Sofia/ Identifikohet një tjetër bashkëpunëtor, burg për 45-vjeçarin (Emri)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e biznesmenit Behar Sofia/ Identifikohet një tjetër bashkëpunëtor, burg për 45-vjeçarin (Emri)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më datë 25 shkurt 2021, ku u vra me armë zjarri Behar Sofia 66 vjeç.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se pas hetimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje. Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Bujar Leza, 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

 

Advertisement

Mësohet se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj këtij shtetasi, në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i cili ndodhet i paraburgosur për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kujtojmë se 66-vjeçari Behar Sofia, mbeti i vrarë në një atentat që iu bë tek Rruga e Elbasanit, pranë Piramidës në kryeqytet. 66-vjeçari rezultonte i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Ndërkohë ai kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërsa që posedonte edhe disa markete dhe kopshte.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy