Vrasja e biznesmenit në Tiranë/ Autori kishte të dhëna të plota mbi lëvizjet e 49-vjeçarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e biznesmenit në Tiranë/ Autori kishte të dhëna të plota mbi lëvizjet e 49-vjeçarit

Autori që ekzekutoi me 9 plumba Edmond Papën brenda një lokali në zonën e Selitës në Tiranë kishte informacione të sigurta për lëvizjet e 49-vjeçarit.

 

 

Grupi hetimor përpos kamerave të sekuestruara ditën e vrasjes, ka kërkuar që të merren edhe pamjet e zonës të ditëve të mëparshme.

Advertisement

 

 

Burime për Vizion Plus pohuan se vendi ku ndodhi krimi besohet të jetë vëzhguar më herët nga autori dhe persona të tjerë të përfshirë në krim.

Advertisement

 

Të dhënat e siguruara deri më tani tregojnë se autori ishte siguruar që të mbulonte fytyrën. I veshur me të zeza, ai është afruar qetësisht dhe ka shtënë drejt biznesmenit i cili në ato momente ishte ulur në një kafe poshtë banesës së vëllait të tij. Pasi e qëlloi, autori u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar me shpejtësi nga zona e Selitës.

 

 

Advertisement

Vrasësi besohet se kishte informacione të sakta nga persona të njohur të viktimës për lëvizjet e këtij të fundit, madje edhe të udhëtimit të Edmond Papës drejt Tiranës.

 

 

Një tjetër pistë është dhe mundësia që viktima të jetë ndjekur deri në Tiranë ku autori ka pritur momentin e duhur për ta ekzekutuar. Hetuesit po verifikojnë të dhënat për të parë nëse kemi të bëjmë apo jo me një vrasës me pagesë.

Advertisement

 

Edmond Papa u ekzekutua me 9 plumba pasditen e së premtes në Selitë të Tiranës. Ai kishte ardhur në kryeqytet pasi kishte sjellë të ëmën për disa ekzaminime shëndetësore. Viktima kishte një hotel luksoz në Sarandë dhe kohët e fundit jetonte jashtë Shqipërisë. Ndërkohë më herët ai rezulton të jetë i dënuar në Greqi për drogë.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy