Vrasja e biznesmenit po zbardhet/ Vocaj: Shumë shpejt do të kemi rezultate pozitive për ekzekutimin e Edmond Papës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e biznesmenit po zbardhet/ Vocaj: Shumë shpejt do të kemi rezultate pozitive për ekzekutimin e Edmond Papës

Atentati me 9 plumba ndaj Edmond Papës pasditen e 16 dhjetorit në kryeqytet është drejt zbardhjes.

 

Kjo është konfirmuar nga drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

 

Advertisement

TONIN VOCAJ

 

DREJTOR I POLICISË SË TIRANËS

 

Advertisement

Për ngjarjen kriminale po punon një grup, por nuk mund të komunikojmë gjë për median për momentin. Po punojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi rezultate pozitive në lidhje me hetimet.

 

Nga provat e gjetura deri më tani dyshohet se ngjarja është e lidhur me ekzekutimin e dy shqiptarëve në Greqi: Kreshinik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja.

 

Advertisement

Në këto kushte blutë e Tiranës i kanë nisur një letërporosi policisë greke, pasi shkaku kryesor lidhet me zhdukjen e një ngarkese kanabisi prej 700 kilogramësh në pronësi të Edmond Papës.

 

Po aq e lidhur me këto dy krime, dyshohet se është edhe një tjetër ngjarje e rëndë: atentati me tritol ndaj 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj më 11 qershor te rrethrrotullimi i Saukut.

 

Advertisement

Të tria këto ngjarje dyshohet se kanë lidhje me njëra tjetrën, mirëpo pritet që gjithçka të konfirmohet përmes hetimeve, ku pista kryesore mbetet ajo e prishjes se pazareve të pazareve të drogës.

 

Edmond Papa me origjinë nga Fieri prej shumë vitesh jetonte në Sarandë. Në qytetin bregdetar ai ishte pronar edhe i një hoteli luksoz. 49-vjeçari ka pasur precedentë penalë edhe në Greqi ku ka qenë i dënuar për trafik droge.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy