Vrasësit e Behar Sofisë në gjyq, 5 të akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasësit e Behar Sofisë në gjyq, 5 të akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit

SPAK ka çuar për gjykim 5 të pandehurit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.

 

Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti perballen me akuzat e vrasjes me paramendim, “Armëmbajtje pa leje e prodhim armësh” si dhe grup i strukturuar kriminal”.

 

Advertisement

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Behar Sofia në qendër të Tiranes. Ernejt Shyti, në rolin e ekzekutorit, pasi e ndoqi disa metra pranë shtëpisë së tij biznesmenin, e qëlloi me pistoletë. Ai u largua më pas nga vendngjarja me një biçikletë.

 

Pasi u arrestua në Mal të Zi, Shyti vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe tregoi emrat e bashkëpunëtorëve. 66-vjeçari Behar Sofia u qëllua për vdekje mëngjesin e 25 shkurtit, ndërsa dyshohet se motivet lidheshin me përplasjet për trafikun e drogës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy