Vrasja e dy shokëve brenda pak ditëve në Elbasan/ SPAK çon për gjykim dosjen për dy të akuzuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e dy shokëve brenda pak ditëve në Elbasan/ SPAK çon për gjykim dosjen për dy të akuzuarit

Dërgohet në gjykatë dosja për vrasjen e Rigels Runaj dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan në 20 dhe 29 korrik të vitit të kaluar.

 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përcjell në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim dhe aktet e procedimit penal Nr.238/1 viti 2021, ndaj të pandehurve:

 

Advertisement

 

  1. Xhulian Hoxha, i akuzuar:Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/3 të Kodit Penal;Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal;dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

 

 

Advertisement
  1. Euglen Halili, i akuzuar:Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/3 të Kodit Penal;Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

 

 

Rigels Nunaj dhe Emiljano Ramazani, shoke me njeri-tjetrin u vrane brenda 9 ditesh ne qytetin e Elbasanit ne korrik te vitit te kaluar,

Advertisement

 

Fillimisht u ekzekutua Emiljano Ramazani ne date 20 korrik ndersa ne date 29 korrik u gjet i masakruar ne varrezat e qytetit edhe shoku i tij Rigels Nunaj.

 

ka dyshime te forta se pas ekzekutimit te dy shokeve, qendron Erion Alibeaj dhe se vrasjet kane sfond kriminal te lidhur me trafikimin e lendeve narkotike.

Advertisement

 

Kjo eshte arsyeja perse vec dy te akuzuarve te mesiperm Xhuljan Hoxha dhe Euglen Halili, SPAK bën me dije se vazhdojnë hetimet ndaj personave të tjerë të përfshirë si autorë të mundshëm në këto ngjarje kriminale.

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy