Vrasja e dyfishtë në Tiranë/ Alban dhe Nora Muskurti përcillen sot për në banesën e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e dyfishtë në Tiranë/ Alban dhe Nora Muskurti përcillen sot për në banesën e fundit

Alban dhe Nora Muskurtit, të cilët u vranë dje nga vëllai i këtij të fundit në agjencinë e tyre imobilare në rrugën “Myslym Shyri” përcillen sot për në banesën e fundit.

 

Çiftit do i jepet lamtumira e fundit në orën 16:00.

 

Advertisement

Autori I krimit të dyfishtë, Arsen Muskurti u arrestua nga policia 3 orë më vonë në rrugën 5 maji.

 

Në momentin e arrestimit, mësohet se ai ishte nën shoqërinë e bashkëshortes, një prej fëmijëve dhe një avokati.

 

Advertisement

Dyshimet e para janë se gjithçka nisi si pasojë e një konflikti familjar për çështje pronash.

 

Pas krimit, autori deklaroi se armën e kishte hedhur në kosh të plehrave.  Në videon e siguruar nga Vizion Plus, u pa qartë që Arsen Muskurti hyri me qetësi në ambientet e brendshme të biznesit të vëllait, dhe krimin e kreu në më pak se 30 sekonda. Pasi i vrau, ai doli qëtësisht nga vendngjarja dhe u largua.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy