Vrasja e “padrinos së heroinës”/ Sekuestrohet telefoni, ja se çfarë thonë familjarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e “padrinos së heroinës”/ Sekuestrohet telefoni, ja se çfarë thonë familjarët

Shoqërohen dhe merren në pyetje të paktën 10 persona, per vrasjen e “padrinos së heroinës” Behar Sofia.

66 vjecari u ekzekutua te enjten në trotuarin buze lumit të Lanës afër “Piramidës” në Tiranë.

Sofia u qëllua me silenciator nga persona të paidentifikuar dhe humbi jetën në spital.

10 të afërm dhe familjare janë shoqëruar dhe pyetur deri të enjten në mbrëmje.

Advertisement

Vizion Plus mëson se familjarët kanë thënë se Behar Sofia nuk kishte pasur shqetësimë apo kërcënime kohët e fundit.

Sipas tyre, edhe ditën e enjte ai doli nga shtëpia për të pirë një kafe dhe për të blere dicka dhe do të kthehej në shtëpi.

Ata I thanë hetuesve se Behar Sofia nuk kishte lënë takime ditën e djeshme me asnjë person.

Paraprakisht edhe në telefonin e Behar Sofisë nuk është gjetur ndonjë bashkëbisedim që mund të orientoje me shumë grupin hetimor mbi vrasjen mafioze të ditës së enjte.

Advertisement

Megjithatë telefoni i biznesmenit kontrovers është sekuestruar për tu hetuar në detaj.

Behar Sofia  është një personash me shumë dritëhije, sidomos në fushën e trafikut ndërkombëtare të drogës ( heroinës).

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy