
Gjykata e Elbasanit vendosi dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të Pjerin Xhuvanit në Elbasan të vitit 2021.
Gjyqtarja Idush Maliqi vendosi dërgimin për gjykim të çështjes edhe për dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit dhe efektiveve Shqiponja.
Advertisement
Gjykata vendosi pushimin pjesërisht të çështjes për anëtarët e strukturës së mbrojtjes së votës në PD të cilët akuzoheshin për “heqjen e lirisë”.
Vendimi i gjykatës është i paapelueshëm.
Advertisement
Pavarësisht kërkesës së avokatit për rishqyrtim të akteve të ekspertizës gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim.