
Është shtyrë për herë të katër seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit, por mësohet se është shtyrë dhe shkak për këtë u bë mungesa e njërit prej avokatëve të ekipit “Shqiponja.”
Advertisement
Arbër Paplekaj ka qenë bodigardi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD gjatë fushatës së zgjedhjeve elektorale të 2021.
Pas një përplasje mes dy grupeve partiake, ku janë përdorur edhe armët, ku i vdekur mbeti Pjerin Xhuvani.
Advertisement