Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca ndaj Arber Paplekajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca ndaj Arber Paplekajt

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në 21 prill 2021.

 

Këtë herë ka qenë avokatja që përfaqëson Xhuvanin e cila ka parashtruar kërkesat e saj.

 

Advertisement

Në mbyllje të procesit avokatja Rezarta Tahiraj është shprehur për median, ku ka vlerësuar vendimin e Gjykatës së Lartë që ka hedhur poshtë vendimin për ta transferuar çështjen nga Gjykata e Elbasanit.

 

Ka qenë vetë Paplekaj që e ka bërë një kërkesë të tillë, por Gjykata e Lartë nuk dha të drejtën e transferimit në asnjë gjykatë tjetër në vend.

 

Advertisement

Në vlerësim të kërkesës të paraqitur nga dy trashëgimtarët e tjerë të viktimës Pjerin Xhuvani për të marrë pjesë në këtë proces gjykata vlerësoi të drejtë parashtrimin e av.Rezarta Tahiraj për ti dhënë kohë për të paraqitur dëshminë e trashëgimisë së familjes Xhuvani për në 27 Dhjetor 2022 për të garantuar vijimin e seancave gjyqësore”, tha avokatja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy