Vrasja e Vajdin Lames/ SPAK mbyll hetimet për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 5 persona të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Vajdin Lames/ SPAK mbyll hetimet për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 5 persona të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Të Organizuar, mbylli hetimet dhe çoi në gjykatë 7 persona si autorët e dyshuar të vrasjes se biznesmenit Vajdin Lame dhe të Klodian Saliut në vitin 2005.

 

Viktor Imeraj, Emiliano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullau, Indrit Rusi dhe Luftar Reçi akuzohen për “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar criminal.

 

Advertisement

Sipas prokurorisë, ata planifikuan dhe bashkëpunuan në vrasjen e Klodjan Saliut, si dhe për ekzekutimin me eksploziv të Vajdin Lames dhe Artan Arsit.

 

Prita ndaj Klodian Saliut ndodhi mbrëmjen e 26 shkurtit 2005,  në autostraden Tiranë – Durrës, pranë Maminasit. Makina e tij u qëllua me breshëri automatiku duke bërë që të humbje jetën menjëherë.

 

Advertisement

Ndërsa krimi I dytë I rëndë ndodhi një ditë më vonë, në pallatin ku banonte Vajdin Lame në Tiranë. Ai dhe shoku I tij gjetën vdekjen, si pasojë e shpërthimit të një sasie të madhe tritoli në ashensor.

 

Zbulimi I krimeve tronditëse të bandave të Tiranës dhe Durrësit u arrit pas dëshmisë së dhënë nga Luftar Reçi një prej personave nën akuzë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy