Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Prangosen dy vrasësit me pagesë, COVID-i i prishi planet njërit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Prangosen dy vrasësit me pagesë, COVID-i i prishi planet njërit

Pas më shumë se një viti, Policia e Durrësit ka prangosur dy autorë të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

 

Mësohet se në pranga kanë rënë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët akuzohen se janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.

 

Advertisement

Të arrestuarit dyshohet se kanë pranuar kërkesën për të ekzekutuar vëllezërit dhe kanë studiuar terrenin. Por njërit prej tyre, Enver Divës, iu prishën planet sepse u infektua me COVID-19. Vëllezërit dyshohet se janë vrarë për pazare droge.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy